Komunikatë për shtyp 17 mars 2018

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

 

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e organizuar dhe të mbajtur, më 15 –17 mars 2018, ka shqyrtuar propozim raportin vjetor të punës, për vitin 2017. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, gjatë shqyrtimit të propozim raportit, ofruan kontributin e tyre, me anë të  propozimeve konkrete për plotësimin e raportit me aktivitete të realizuara gjatë vitit 2017. Propozim raport vjetor i punës, i plotësuar me propozimet e dhëna nga anëtarët në punëtori, do të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e rregullt të Këshillit.