Komunikatë për shtyp 27 mars 2018

Grupi Punues për Çështje të Legjislacionit

Prishtinë, më 27 Mars 2018

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225 

Grupi Punues për Legjislacion, ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët e grupit punues, kanë diskutuar lidhur me inicimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që t’i propozojnë Këshillit, të kërkojë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të marrë nismën legjislative në përputhje me Ligjin për Nisma Legjislative. Në mbledhje anëtarët diskutuan lidhur edhe me përfaqësimin e duhur të pjesëtarëve të komuniteteve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe për kuadrin ligjor për shënimin e festave memorialë të komuniteteve.