Njoftim për shtyp 16 Prill 2018

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Mitrovicë, më 16 Prill 2018


Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe udhëheqësit e grupeve punese, kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe mekanizmave të nivelit lokal për përfaqësimin e komuniteteve në rajonin e Mitrovicës.

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka për synim që të jetë sa më afër komuniteteve për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre, andaj edhe në takim u diskutua shumë për sfidat dhe mangësitë e identifikuara në lidhje me funksionimin e mekanizmave komunal dhe u propozuan disa mënyra për të përmirësuar çështjet e nivelit lokal tek mekanizmat e nivelit qendror.

Ky organizim është iniciuar dhe mbështetur nga OSBE.