Njoftim për shtyp 10 Maj 2018

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 10 Maj 2018

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10

U mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Gjendja në arsim i pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës”. Në takim ishin të ftuar përfaqësues nga MASHT dhe disa komuna të Kosovës.
Anëtarët e Grupit Punues për Çështje të Arsimit paraqitën interesimin e tyre lidhur me përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në procesin arsimor, për disa raste specifike dhe në tërësi për sistemin arsimor.
Në takim u bë shkëmbimi i informatave në mes anëtareve të grupit për çështje arsimore të KKK-ës, zëvendës ministrit të MASHT dhe disa drejtorëve komunal të arsimit.