Njoftim për shtyp 14 Maj 2018

Këshilli Konsultativ për Komunitete 

Grupi punues për çështje të punësimit dhe çështjet sociale 

Prishtinë, më 14 Maj 2018


Këshilli Konsultativ për Komunitete në mbështetje të OSBE-së,  ka organizuar sot tryezën e rrumbullakët me temën: Përfaqësimi i pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Në tryezë pjesëmarrës të së cilës ishin përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, është diskutuar lidhur përfaqësimin aktual të pjesëtarëve të komuniteteve në shërbimin civil, si dhe për angazhimin dhe gjetjen e mënyrave më të mira me qëllim që pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë të jenë të përfaqësuar në Shërbimin Civil të Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi.