Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

27. Gusht 2020, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet nga institucionet përkatëse, që në kuadër të autoritetit, përgjegjësive dhe kompetencave, të sigurohet që komunitetit malazez dhe kroat, t’i  mundësohet përfaqësimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu në takim Këshilli, miratoi edhe rekomandimin për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe për Drejtoritë e Arsimit në komuna.