Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

21 Janar 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Çështjet e Arsimit në takimin e mbajtur sot, ka diskutuar lidhur mungesën e materialeve informuese dhe paralajmëruese për pandeminë në media, institucionet arsimore shumëgjuhëshe dhe institucionet shëndetësore, si dhe për çështjen e seminareve të mbështetura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe mos organizimi i tyre në gjuhët e komuniteteve.