Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

25. Shkurt 2021, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot shqyrtoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Pas diskutimeve që u zhvilluan nga anëtarët e Këshillit, i njëjti u plotësua dhe u miratua njëzëri. Në takim në pikën të ndryshme, anëtarët e Këshillit diskutuan për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, si dhe për pakënaqësitë e krijuara te disa komunitete lidhur me vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.