Takimi i grupit punues për legjislacion

03 Mars 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, vendet e rezervuara. Pas diskutimeve kryesuesi, propozoi që të mbahet edhe një takim, nga i cili grupi punues do të dalë me propozim konkret për adresimin e kësaj çështje. Me propozimin e kryesuesit u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të grupit punues.