Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

23 Mars 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi për njohjen e mangësive, eliminimin e mangësive dhe përmirësimin e arsimit online. Anëtarët e grupit punues në diskutimet e tyre, cekën disa nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar pjesëtarët e komuniteteve gjatë organizimit të mësimit online, si dhe theksuan nevojën për angazhimin e institucioneve përgjegjëse për  tejkalimin sa më parë të këtyre mangësive.