Këshilli Konsultativ për Komunitete

22-23 Prill 2021, Prizren

Më 22-23 prill 2021 në Prizren është organizuar dhe mbajtur trajnimi për anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Trajnimi është mbajtur në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike ( IKAP)

 

Temat e trajnimit: 

 

Roli, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Këshilli Konsultativ për Komunitete dhe korniza ligjore dhe institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Procesi i hartimit të politikave dhe legjislacionit dhe mundësia e Këshillit Konsultativ për Komunitete për të komentuar në  një fazë të hershme  nismat legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria.

Procesi i hartimit të rekomandimeve nga  Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Anëtarët pjesëmarrës në trajnim janë pajisur me certifikatë nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike.