Takimi me komunitetin Egjiptian

21 Maj 2021, Pejë

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Këshill, znj.  Adelina Qorraj Emini  dhe z. Fatmir Zymberi, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit egjiptian, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e komunitetit egjiptian në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në takim znj. Adelina Qorraj Emini,  i njoftoi  pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në cilësinë e kryesues së këtij grupi punues.

Z. Fatmir Zymberi, në diskutimin e tij i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Legjislacion. Pas njoftimit nga znj. Adelina Qorraj Emini dhe z. Fatmir Zymberi, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit egjiptian, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, gjendja e vështirë socio ekonomike e pjesëtarëve të komunitetit egjiptian, si dhe kërkuan nga dy anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta.