Takimi i grupit punues për çështje të kulturës

24 Maj 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Kulturës në takimin e mbajtur sot, në të cilin ishin të ftuar  nga një përfaqësues prej të gjitha komuniteteve në Këshill, shënoi 21 majin Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Në takim kryesuesja e  grupit punues, znj. Amra Zaimi, dhe pjesëmarrësit e tjerë, me nga një fjalë rasti folën për rëndësinë e kësaj dite.