Kumtesa

11. Qershor 2021, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete e dënon gjuhën e urrejtjes të përdorur nëpërmjet rrjetit social facebook ndaj qytetarit, z. Gazmend Qyqalla, pjesëtar i komunitetit ashkali, për shkak të pjesëmarrjes së tij në marshin e organizuar nga ‘’Kolektivi për mendim dhe veprim feminist’’  më  14 maj 2021 në Prishtinë, në shenjë të solidarizimit me popullin  palestinez.

Këshilli Konsultativ për Komunitete e cilëson gjuhën e përdorur ndaj z. Gazmend Qyqalla,  si shprehje apo gjuhë për të ofenduar, turpëruar apo diskriminuar një individ apo grup, për shkak se janë të një kombësie, etnie, apo komuniteteti tjetër, dhe si e tillë kjo aspak nuk i shërben: harmonisë, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmejt qytetarëve më përkatësi të ndyshme në Republikën e Kosovës.