Takimi i grupit punues për legjislacion

08 Korrik 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale,  në takimin e mbajtur sot, shqyrtuan Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të projektligjit, anëtarët propozuan plotësim ndryshimin e disa neneve, dhe të njëjtat në versionin e konsoliduar të komenteve do t’i dërgohen ministrisë përkatëse.