Komunikatë për shtyp 25 maj 2015

Grupi Punues për çështje të Gjuhëve

Prishtinë, 25. maj 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në mbledhje anëtarët e grupit punues diskutuan lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, nëpër disa komuna, si dhe vështirësitë që po paraqiten në zbatimin e ligjit. Pas diskutimeve anëtarët e grupit punues, u pajtuan për propozim rekomandimet  të cilat do t’i propozohen Këshillit për miratim dhe pas miratimit rekomandimet t’ju dërgohen komunave përkatëse.