Komunikatë për shtyp 31 gusht 2015

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 31. gusht 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt. Në kuadër të pikës së rendit të ditës, raporti i kryesuesit dhe kryesuesve të grupeve punuese, kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević, i njoftoi anëtarët e Këshillit, me mbledhjen e mbajtur nga kryesia dhe kryesuesit e grupeve punuese më datë 25 gusht 2015, në të cilën mbledhje janë diskutuar dhe përcaktuar aktivitetet me prioritet për katër (4) muajt e ardhshëm të këtij viti duke u bazuar në Planin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2015, aktivitete të cilat do të bashkë financohen nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Në pikën të ndryshme, disa nga anëtarët ngritën çështje si në lëmin e shëndetësisë, arsimit si dhe disa veprime që bartin në vete gjuhën e urrejtjes ndaj komuniteteve jo shumicë. 

Kryesuesi, theksoi se disa nga çështjet e ngritura do të trajtohen në grupet punuese, ndërsa veprimet që bartin gjuhën e urrejtjes ndaj cilit do komunitet për ne janë të dënueshme.