Komunikatë për shtyp 01 tetor 2015

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 01 tetor 2015

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

 

Darko Dimitrijević, rizgjedhet kryesuses i Këshillit edhe për një mandat një (1) vjeçar. Në mbledhje u zgjodhën edhe dy (2)  zëvendëskryesuesit e Këshillit, znj. Esin Şişko dhe z. Fergap Zaimi. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) zëvendëskryesuesëve të Këshillit u bë në pajtim të plotë me Rregulloren e Punës së Këshillit. Për aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit, para anëtarëve raportuan dy (2) kryesuesit e grupeve punuese. Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimin me të cilin kërkohet nga Universiteti i Prishtinës, ’’Hasan Prishtina’’ shpalljen e afatit të tretë për regjistrimin e studentëve, pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, në vitin akademik 2015/2016, për vendet e paplotësuara në fakultetet përkatëse të Universitetit të Prishtinës, në afatin e parë të konkursit.

 Darko Dimitrijević