Komunikatë për shtyp 30 tetor 2015

Takimi me komunitetin Serb

Graçanicë, më 30 tetor 2015

Përfaqësuesit e Komunitetit Serb në Këshillin Konsutativ për Komunitete e kanë organizuar panel diskutimin me temë “Mekanizmat e mbrojtjes së komunitetit”, në të cilën panelistët kanë qenë kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Darko Dimitrijević, zv.kryeministri Branimir Stojanović, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, këshilltari politik i Ministrit për administrimin të pushtetit lokal Darko Radovanović. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i organizatave të Shoqërisë Civile nga të gjithë rajonet e Kosovës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili ka folur për punën dhe veprën e Këshillit gjatë vitit të fundit, si dhe për aktivitete të planifikuara në periudhën e ardhshme. 

Përqindja e pamjaftueshme e serbëve në institucionet e Kosovës, mospranimi i diplomave nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, prona e uzurpuar kushtet ekonomike të dobëta, vetëm janë disa nga problemet me të cilët ballafaqohen pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanović, gjatë panelit tha se përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës janë duke bërë përpjekje që të ndikojnë në sistem për zgjidhje të probleme në mënyrë sa më efikase.

"Problemet janë të shumta. Prioriteti të cilin çdo herë e theksojmë është sistemi i drejtësisë i cili duhet të punoi më mirë", ka thënë Stojanović. Zëvendëskryeministri Stojanović gjithashtu theksoi se projekti "Plani ynë", është bërë vetëm për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe zgjidhjen e problemeve.

Ministri Jevtić në panel theksoi se ishte pikërisht kjo arsyeja për zgjidhjen e problemit të kombit jo-shumicë, pas formimit të Qeverisë së Kosovës dhe pas formimit të dy grupeve ndërministrore, një për kthim dhe një për komunitete.

Po ashtu në panel ka marrë pjesë edhe Darko Radovanović, Këshilltari politik i Ministrit për administrimin të pushtetit lokal, i cili ka folur rreth planeve të Ministrisë në lidhje me strategjinë zhvillimit ekonomik në dhjet komuna me shumicën e komunitetit serb. 

Aktivitetet e tilla janë pjesë e planit të punës të Këshillit për vitin aktual dhe i organizojnë të gjitha komunitetet brenda Këshillit.