Komunikatë për shtyp 14 shtator 2017

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 14 shtator 2017

Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Lendrit Qeli, anëtari i këtij grupi punues, z. Seljatin Emini, si dhe dy zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit, kanë realizuar një vizit sot, në universitetin publik  ''Isa Boletini'', në Mitrovicë. Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, z. Izet Zeqiri, në takim i njoftoi përfaqësuesit e Këshillit dhe të Sekretariatit, për ecurinë e aplikimeve për regjistrim në afatin e parë të konkursit si dhe për konkursin plotësues, në afatin e dytë për plotësimin e vendeve të paplotësuara në afatin e parë.

Me këtë rast z. Zeqiri, theksoi se, jemi duke e respektuar me përpikmëri, Udhëzimin Administrativ NR. 09/2016 Aplikimi i Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për Regjistrim të Kandidatëve nga Komunitetet Jo shumicë në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, por nuk kemi mjaftueshëm kandidat të interesuar të cilët, janë duke aplikuar për tu regjistruar nga komunitetet jo shumicë.

Z. Lendrit Qeli dhe z. Seljatin Emini, e falënderuan, z. Zeqiri, për informatat e ofruara, si dhe për përkushtimin e tij, në veçanti dhe të universitetit, në përgjithësi,  për respektimin e udhëzimit administrativ, të lartëpërmendur.