Komunikatë për shtyp 01 mars 2018

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 01 mars 2018

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, znj. Esin Şişko, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, z. Lazar Radulović, kryesues i Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, znj. Sanja Vuković, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit. Këshilli në mbledhje, shqyrtoi dhe  miratoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, me të cilin ju rekomandohet institucioneve komunale dhe atyre qendrore ndërmarrja e masave dhe veprimeve për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.