Komunikatë për medie 29 Maj 2018

Sekretariati i Këshillit priti në takim një delegacioni nga Mali i Zi 
29 Maj 2018, Prishtinë

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302 

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe anëtari i Këshillit nga komuniteti malazez në Kosovë, pritën në një takim miqësor drejtorin për Diasporë në Qeverinë e Malit të Zi z. Predrag Mitrović, Ambasadorin në Kosovë z. Ferhat Dinosha dhe z. Skender Šarkinović, sekretari i parë pranë ambasadës së Malit të Zi në Kosovë.


Sekretarja e Këshillit zonja Nafiye Gaş, mysafirët i njoftoi për mandatin e Këshillit, bazën ligjore, aktivitetet e zhvilluara dhe ato të planifikuara, si dhe përbërjen e Këshillit.
Përfaqësimi i komunitetit malazez në Këshill ishte temë e veçantë, ku zonja Gaş përfaqësuesit e Malit të Zi i njoftoi dhe tha “...roli i dy përfaqësuesve të bashkësisë malazeze znj. Biserka Djurdjevic dhe z. Lazar Raduloviç, është konstruktiv e bashkëpunues dhe japin vazhdimisht kontributin e tyre shumë të çmuar në Grupin punues për çështje të punësimit ku z. Raduloviç është kryesues dhe znj. Djurdjevic si anëtare në Grupin për çështje të gjuhëve”.

Drejtori për Diasporë në Qeverinë e Malit të Zi z. Predrag Mitrović, iu falënderua Sekretariatit të Këshillit për mikpritjen dhe për mbështetjen që po e japin edhe institucionet e tjera të Kosovës për komunitetin malazez.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë z. Ferhat Dinosha, kërkoi përkrahje në promovimin e të drejtave të malazezëve, përfaqësimi i tyre në institucione publike dhe shoqërore në Kosovë.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për iniciativën institucionale të më hershme që komunitetit malazias të bëhet kategori kushtetuese.
Të pranishmit u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimi institucional dhe shkëmbimin e përvojave nëpërmjet vizitave për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe shteteve tona mike.