Presidenti emëron anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

26 Shtator 2018, Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).

Foto Arkiva

Mandati i anëtarit të Këshillit është dy vjeçar dhe vjen si rezultat i një procesi të kandidimit nga organizatat përfaqësuese të komuniteve, si dhe kandidimit inidividual, seancave të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidenti i shtetit.

Këshilli përbëhet nga njëzeteshtatë  anëtar, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit, që përfshin:
* nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat
* nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,
* pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb,
* një (1) përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentit;
* tre (3) përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

Bazuar në rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit.

Lista me emrat e anëtarëve, përfaqësues nga nëntë (9) komunitete, të emëruar nga Presidenti:

 

Nr

Emri dhe mbiemri

Komuniteti

Organizata

1.

Živoin Ćirković 

Serb/Srpska

Gračanačka inicijativa za održivi razvoj

 

2

 

Ivana Đokić    

Serb/Srpska

Omladinska Parteska  Aktivnost

3

 

Dejan Repanović

Serb/Srpska

Center for the Rights  of Miniority Communities

4

 

Aleksandar Rapajić

Serb/Srpska

Centar za zastupanja demokratske kulture

5

 

Dragana Serafimović

Serb/Srpska

Choice of Youth

6

 

Benek Kirkul

Turk / Turska

Kosova Turk Yazarlar Birligi

7

 

Şerafedin Ȍmer

Turk / Turska

Yunus Emre

8

 

Alpay Mustafa

Turk / Turska

Kandidat i pavarur

9

 

Anesa Čolaković

Boshnjak / Bošnjačka

Wake up Women

10

 

Berhil Šasivari

Boshnjak / Bošnjačka

Sofra

11

 

Senada Sagdati

Boshnjak /  Bošnjačka

NVO Equality

12

 

Edon Gërbani

 

Egjiptian / Egipćanska

ARENA

13

 

Adelina Qorraj Emini

 

Egjiptian / Egipćanska

Women Alliance for  Integration

14

 

Emrah Cermjani

 

Rom / Romska

Roma in Action

15

 

Ridvan Gashi

 

Rom / Romska

Multiethnic Culture of Kosovo

16

 

Gyltene Osmani

 

Ashkali / Aškalijska

Bashkimi rinor e ardhmja e ndritur

17

 

Qerim Emini

 

Ashkali / Aškalijska

Lëvizja për Zhvillim  Social

18

 

Amra Zaimi

 

Goran / Goranska

Iniciativa zena Gore

19

Salif Zećiri

 

Goran / Goranska

Demokratska Omladina Gore

20

 

Lazar Radulović

Malazez / Crnogorska

Udruzenje Crnogoraca Lovcen

21

 

Vesna Dabetić

Malazez / Crnogorska

Udruzenje Crnogoraca Kosove

 

22

 

Cicilija Čolakić

 

Kroat / Hrvatska

Hrvatska Udruga Sveti Nikola

23

 

Josipa Čolakić

Kroat / Hrvatska

Hrvatska Udruga Sveti Nikola

Mandati i Këshillit, siç është përcaktuar me nenin 60 (3) të Kushtetutës, përfshin: ofrimin e një mekanizmi për shkëmbimin e rregullt ndërmjet komuniteteve dhe Qeverisë; mundësinë e komuniteteve për të komentuar në një fazë të hershme nismat legjislative dhe politike, të cilat mund të përgatiten nga Qeveria, për të sugjeruar nisma të tilla dhe për të kërkuar që pikëpamjet e tyre të përfshihen në projektet dhe programet përkatëse.