Anëtarët e Këshillit vizituan kampin Bondsteel

Prishtinë, më 9 Nëntor 2018



Anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK) vizituan kampin ushtarak Bondsteel dhe u takuan me kolonelin Nick Ducic dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, kryesues i Këshillit z. Zivoin Cirkovic, para pjesëtarëve të KFOR-it, bëri prezantimin e Këshillit lidhur me detyrat, synimet dhe përbërjen. Kryesuesi shpjegoi në detaje mandatin e Këshillit i cili është ekskluziv këshillues në raport me institucionet publike dhe funksionimin në terren nëpërmjet organizatave jo qeveritare të cilat promovojnë të drejtat e komuniteteve, multietnicitetin dhe për programet  multi-etnike kulturore.

Gjithashtu edhe anëtarët e tjerë të Këshillit e bën nga një përmbledhje të shkurtër për komunitetet që përfaqësojnë, lidhur me problemet që ballafaqohen në mjediset ku jetojnë.

Koleneli Ducic dhe bashkëpunëtorët e tij, treguan për mandatin e tyre dhe detyrat e përditshme. Ata ishin jashtëzakonisht të kënaqur me vizitën tonë dhe treguan se kjo është shumë e vlefshme për ta, pasi informacionet për nevojat e komuniteteve jo shumicë në Kosovës janë duke i marr nga përfaqësuesit e tyre. Në takim u premtua se KFOR-i në terren do të thelloj bashkëpunimin me ta në të gjitha nivelet, nga kultura e deri tek siguria e të gjithë qytetarëve.

Ky takim u cilësua si shumë frytdhënës, pasi KFOR-in e ofron edhe më afër popullit, e cila do të reflektoj në sigurinë edhe më të madhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës.