Takim i kryesisë për grupet punuese

Më 16 Nëntor 2018

Ndërtesa e Kuvendit, zyra N-303

Kryesia e Këshillit me Sekretariatin, u takuan për të diskutuar rreth përcaktimit përfundimtar të grupeve punuese, numrit të anëtarëve dhe bartësve të tyre.

Në takimin e radhës të këshillit, ky propozim do të procedohet për votim nga anëtarët.

 

Grupet punuese dhe numri i anëtarëve:

* grupi punues për çështje të arsimit do të ketë pesë anëtarë

* grupi punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale do të ketë pesë anëtarë

* grupi punues për çështje të kulturës do të ketë pesë anëtarë

* grupi punues për çështje të gjuhëve do të ketë pesë anëtarë

* grupi punues për legjislacion do të ketë pesë anëtarë