Vizita në Këshillin e pakicave kombëtare në Kroaci

4 Dhjetor 2018, Zagreb 

 

Foto: delegacioni i Këshillit Konsultativ për komunitete me delegacionin e Këshillit të pakicave kombëtare në Kroaci

 

Një delegacion nga Këshilli Konsultativ për komunitete (KKK) ka udhëtuar në Zagreb për një vizitë studimore, të cilët patën disa takime me këshillat e pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë.

 

Gjatë kësaj vizite pati takime me Këshillin e pakicave kombëtare në Kroaci, me Këshillin kombëtar të Serbëve të Kroacisë, me Këshillin kombëtar të Boshnjakëve të Kroacisë dhe me Këshillin kombëtar të Malazezve të Kroacisë.

Delegacioni nga Republika e Kosovës ishte i përbërë nga kryesia e KKK-së z. Zivoin Cirkovic, kryesues, Berhil Sasivari, zëvendës kryesues dhe znj. Adelina Qorraj Emini, zëvendës kryesuese, u takuan me z. Aleksandar Tolnauer, kryetar i Këshillit të pakicave kombëtare në Kroaci.

 

Ky takim ishte informativ sa i përket të dy palëve dhe qëllimi ishte për të krijuar ura bashkëpunimi dhe këmbim të përvojave.

Përvojat  e Këshillit të pakicave kombëtare në Kroaci ishin shumë sfiduese sipas z. Tolnauer, pasi për çdo gjë është dashur punë e pa ndërprerë për të arritur deri në pozitën që janë pakicat sot në Kroaci.

Edhe kryesuesi i KKK-së z. Cirkovic i tregoi për mandatin e Këshillit, paketën ligjore, punën që është bërë deri më tani dhe synimet për të ardhmen e afërt.

 

Në takim u dakorduan që të zhvillojnë bashkëpunimin edhe më shumë në zgjerimin e të drejtave të komuniteteve jo shumicë.