Vizita në Këshillin kombëtar të boshnjakëve të Kroacisë

4 Dhjetor 2018, Zagreb 

Foto: delegacioni i Këshillit Konsultativ për komunitete me delegacionin e Këshillit kombëtar të boshnjakëve të Kroaci

 

Delegacioni nga Këshilli konsultativ për komunitete (KKK) vizituan Këshillin kombëtar të boshnjakëve të Kroacisë në Zagreb.

Kryesia e KKK-së përbëhej nga z. Zivoin Cirkovic, kryesues, z. Berhil Sasivari, zëvendës kryesues dhe znj. Adelina Qorraj Emini, zëvendës kryesuese, u takuan me kryesinë e Këshillit në nivel vendi dhe në nivel të qytetit të Zagrebit.

 

Delegacionin nga Kosova e priti z. Senad Prsić, kryetar i këshillit të boshnjakëve të Kroacisë, z. Sead Berberovic, sekretar dhe shumë bashkëpuntorë të tjerë nga niveli qendror.

 

Takim ishte informativ për të dy palët dhe dy delegacionet biseduan për çështje të ndryshme të jetës së përditshme dhe nga e kaluara e afërt. U fol për sfidat dhe planet për të ardhmen.

 

Përvojat e Këshillit të boshnjakëve ishin shumë interesante për nga zhvillimi i tyre prej viteve ‘90a, e deri në ditët e sotme.

 

Kryesuesi i KKK-së z. Cirkovic i tregoi për mandatin e Këshillit, punën që është bërë deri më tani, për rrethanat dhe synimet për të ardhmen e afërt.

 

Zëvendës kryesuesi z. Berhil Sasivari, i përshkruajti në detaje mikpritësve për integrimin e komunitetit boshnjak në të gjitha poret e jetës në Kosovë, por potencoi se gjithmonë duhet të punojmë që të mbrojmë ate që e kemi dhe të kërkojmë për një jetë edhe më të mirë.  

 

Në takim u pajtuan që të zhvillohen takime dhe shkëmbime të përvojave, duke e vizituar njëri tjetrin në të mirën e të gjithë popujve.