Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

22 Mars 2019, Prishtinë

Foto: Takimi i grupit punues për çështje të arsimit 

 

 

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot takim, në të cilin morën pjesë z. Bajrush Sezairi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe znj. Nazan Safçi, Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Komuniteteve, në këtë ministri. Në takim anëtarët e grupit punues dhe përfaqësuesit e ministrisë,  diskutuan lidhur me zbatimin e kurrikulës së re, si dhe çështje të tjera me rëndësi në fushën e arsimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.