Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

24 Qershor 2019, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, diskutoi lidhur  me zvogëlimin e kuotës nga 14 nxënës për formimin e klasave për pjesëtarë të komuniteteve, për vijimin e mësimit fakultativ të gjuhës rome nëpër shkolla, si dhe për vonesën e bursave  për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që në takimin e radhës të dalin me propozim rekomandime konkrete për çështjet e diskutuara në takim.