Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

25. Qershor 2019, Prishtinë

Këshilli Konsultativ ka mbajtur takimin e rregullt, në të cilin kryesuesi i Këshillit, z. Živoin Ćirković, i informoi anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.  Anëtarët në takim u informuan edhe nga kryesuesit e grupeve punuese për takimet e mbajtura si dhe për aktivitet e tjera të realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim nga kryesuesi dhe zëvendës kryesuesi i Këshillit, u kërkua nga grupet punuese që për çështjet të cilat diskutohen dhe shqyrtohen  në grupe punuese, të përgatiten dhe të propozohen rekomandime për adresimin e tyre në institucionet përkatëse.