Punëtoria e Këshillit, e mbështetur nga OSBE-ja

04-05. Korrik 2019, Prevallë

   

Më 4 dhe 5 korrik në Prevallë në komunën e Prizrenit, misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti punëtorinë për Këshillin Konsultativ për Komunitete, në të cilin anëtarët e KKK-së diskutuan për prioritetet dhe mënyrat e komunikimit dhe bashkëpunimit më efektiv me institucionet e vendit. Në punëtori, anëtarët e Këshillit u ndanë në grupe duke i hartuar projekt rekomandime, të mbështetur nga zyrtarët e Sekretariatit dhe përfaqësuesit të OSBE-së në Kosovë.