Takimi me komunitetin Ashkali

25 Tetor 2019, Prishtinë


 

Përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, mbajtën takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit ashkali, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Në takim z. Qerim Emini, i informoi pjesëmarrësit e takimit në mënyrë të detajuar me punën dhe angazhimin e tij në Këshill, si dhe grupin punues për legjislacion dhe grupin punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale. Gjithashtu, znj. Gyltene Osmani, i informoi pjesëmarrësi në takim, lidhur me mandatin, rolin, organizimin dhe funksionimin e  Këshillit, si dhe prezantoi punën dhe angazhimin e saj, në grupin punues për çështje të arsimit.
Më pas në debat u përfshinë pjesëmarrësit e takimit, me pyetjet dhe diskutimet e tyre për çështje me rëndësi  dhe interes, si nga fusha e arsimit, punësimit, çështje sociale, dhe të tjera për komunitetin ashkali, dhe falënderuan për organizimin e takimit.
Përfaqësuesit e komunitetit ashkali, z. Qerim Emini dhe znj. Gyltene Osmani, ofruan përgjigje në pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, njëkohësisht i falënderuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në takim.