Takimi i grupit punues për legjislacion

28 Tetor 2019, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Projekt Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Themelimit, Përbërjen dhe Kompetencat e Komiteteve të  Përhershme dhe Komiteteve Tjera në Komunë. Pas shqyrtimit të projekt udhëzimit administrativ, dhe diskutimeve, anëtarët e grupit punues u pajtuan që të vazhdojnë me konsultime për mundësinë e dhënies së ndonjë komenti në këtë projekt udhëzim administrativ.