Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Nentor 2019, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, z. Lazar Radulović, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.  Në takimin e sotëm, Këshilli, zgjodhi z. Živoin Ćirković, anëtarë në grupin punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale, dhe znj. Dragana Mitić, anëtare në grupin punues për çështje të arsimit. Gjithashtu, Këshilli, në takimin e sotshëm njëzëri, dënoi inçizimin e spotit të këngëtares, Albana Azizi, në objektin fetar Shën Nikola, Novo Bërdë.