Takimi i grupit punues për çështje të punsimit dhe çështje sociale

21 Janar 2020, Prishtinë 

Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në takimin e mbajtur sot diskutoi për përgatitjen e tryezave të rrumbullakëta me pjesëtarë të komuniteteve, përfaqësues në mekanizmat të pushtetit lokal, lidhur me punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës. Pas diskutimeve, anëtarët e grupit punues, u pajtuan që gjatë muajit shkurt të organizohet tryeza e rrumbullakët në Regjionin e Gjilanit, si dhe të ftohen përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe Ministria e Administratës Publike, në takimin e radhës së grupit punues.