Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

28. Janar 2020, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete, sot mbajti takimin e rregullt, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e tyre ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Me kërkesë të anëtarit, z. Živoin Ćirković, Këshilli diskutoi për pjesëmarrjen e kryesuesit në emision në RTK2. Në fund të diskutimeve u kërkua që kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit, të jenë të kujdesshëm në paraqitjet publike.