Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

13 Shkurt 2020, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, mbajti tryezën e rrumbullakët ’’ Gjendja në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komunat e Republikës së Kosovës’’, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e drejtorisë së arsimit nga komuna e Fushë Kosovës, Dragashit dhe të Mitrovicës së Jugut. Kryesuesja e grupit punues, znj. Senada Sagdati, para të pranishmëve prezantoi disa nga problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit, ndërsa  z. Ridvan Gashi, diskutoi për gjendjen në arsim, të komunitetit rom në përgjithësi, e me theks të veçantë në komunën e Fushë Kosovës dhe të Mitrovicës.
Përfaqësuesit nga drejtoritë a arsimit, nga komunat përkatëse, znj. Elmie Grajçevci, z. Adnan Redžeplar, z. Munir Jonuzi, z. Egzon Jashari, dhe z. Refik Azemi, i informuan anëtarët e grupit punues, për gjendjen në arsim të komuniteteve jo shumicë në komunat e tyre. Gjithashtu, shprehën gatishmërinë e tyre, për angazhim të përhershëm, që pjesëtarët e komuniteteve në komunat e tyre, të kenë trajtim adekuat dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.