Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

14. Shkurt 2020, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete organizoi takim solemn për shënimin e 12 - vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryesuesi  i Këshillit, z. Lazar Radulović, si dhe anëtarët Salif Zećiri, Anesa Čolaković, Gyltene Osmani Şerafedin Ömer, Qerim Emini, Cicilija Čolakić, Senada Sagdati, Adelina Qorraj Emini, me nga një fjalë rasti përshëndetën të pranishmit dhe uruan për dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.