Kryesia e Këshillit

04 Qershor 2020, Prishtinë

Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete, priti sot në takim përfaqësuesit nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me të cilët diskutuan për çështjet e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë të drejtat e komuniteteve jo shumicë, si dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen dhe promovimin e tyre. Në takim u diskutua edhe për nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit  për të ardhmen ndërmjet këtyre dy institucioneve.