Takimi i grupit punues për legjislacion

22 Qershor 2020, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me iniciativën për njohjen e statusit, komunitetit malazez dhe kroat në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët e grupit punues në parim u pajtuan për inicijativën, dhe u propozua që për takimin e radhës të dilet me një propozim konkret lidhur me këtë çështje.