NJOFTIM PUBLIK

 
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT
REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT
REPUBLIKA KOSOVO – KANCELARIJA PREDSEDNIKA

SEKRETARIATI I KËSHILLIT KONSULTATIV PËR KOMUNITETE
SEKRETARIAT OF THE CONSULTATIVE COUNCIL FOR COMMUNITIES
SEKRETARIAT KONSULTATIVNOG VEĆA ZA ZAJEDNICE

Në bazë të nenit 22 të Statutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, të shpallur përmes dekretit Nr. DNJ – 02 - 2017 të Presidentit të Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete

SHPALL KËTË NJOFTIM PUBLIK

• Ftohen organizatat përfaqësuese të komuniteteve të paraqesin kërkesën për aplikim, listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe listën e delegatëve me të drejtë vote.
• Ftohen personat që i takojnë komuniteteve jo shumicë të Kosovës të aplikojnë në mënyrë individuale për anëtarë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
• Organizatë përfaqësuese e komunitetit – nënkupton çdo organizatë joqeveritare, e cila është e themeluar dhe e regjistruar në përputhje me ligjin përkatës, dhe e cila deklaron se e përfaqëson një komunitet të caktuar.
• Këshilli Konsultativ për Komunitete përbëhet nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe përfaqësues të Qeverisë, Zyrës së Presidentit dhe agjencive të tjera relevante, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit, që përfshin:
o nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran , ashkali, malazez dhe kroat, prej të cilëve nga një (1) mundë të jenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
o nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk, prej të cilëve nga një (1) mund të jenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
o pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb, prej të cilëve dy (2) mundë të jenë deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Afati i fundit për të gjitha aplikacionet: 

Aplikacionet duhet të dorëzohen në Sekretariatin e Këshillit deri më 23.07.2020, 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas këtij afati, nuk do të pranohen.

Si të aplikoni:
Aplikacionet mund të dërgohen me:
• Postë elektronike
• Dorëzim fizik dhe
• përmes postës së rregullt në adresën e mëposhtme:

Ndërtesa e Kuvendit, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës,
Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete, Zyra N-320, Prishtinë, 10000, Kosovë

Për të shkarkuar aplikacionet ju lutem vizitoni faqen e internetit të Këshillit Konsultativ për Komunitete www.ccc-rks.net

Apo kontaktoni Avnija Bahtijari
Telefon: +383 (038) 200 12 048
e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

1. Procedurat e Aplikimit dhe Nominimit për Anëtarë të Këshillit:

1. Brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga data e këtij njoftimi organizatat përfaqësuese të komunitetit mundë të aplikojnë për Këshill dhe duhet t’i bashkëngjisni këto dokumente:
* kërkesën e plotësuar për aplikim;
* certifikatën e regjistrimit dhe statutin e organizatës përfaqësuese të komunitetit përkatës;
* listën e aktiviteteve të organizatës përfaqësuese të komunitetit përkatës;
* deklaratën e cila tregon për reputacionin dhe marrëdhënien e mirë me komunitetin që kërkon ta përfaqësojë;
* deklaratën për mos përfshirjen në aktivitete të prishjes së marrëdhënies ndëretnike në Republikën e Kosovës;
* deklaratën për respektimin e kodit të mirësjelljes;
* listën e kandidatëve për anëtarë në Këshill, e cila duhet të përfshijë:
* CV- në e kandidatit;
* kopjen e dokumentit të identifikimit të Republikës së Kosovës;
* listën e prioriteteve në  rast të zgjedhjes së kandidatit si përfaqësues i komunitetit përkatës në Këshill;
* dëshminë nga gjykata se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale;
* listën e delegatëve që marrin pjesë dhe votojnë në zgjedhjen e kandidatëve të komunitetit përkatës.

2. Listat e kandidatëve dhe delegatëve

Lista e kandidatëve dhe lista e delegatëve që do të votojnë duhet t’i përmbajnë këto të dhëna:
* lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit duhet ti përmbajë së paku dy (2) kandidatë, nga të cilët pesëdhjetë (50) për qind e kandidatëve duhet të jenë meshkuj dhe pesëdhjetë (50) për qind duhet të jenë femra;
* në rast se komuniteti ka numër tek të vendeve në Këshill, asnjëra nga të dyja gjinitë nuk do të kenë një përfaqësim më të ulët se dyzet (40) për qind, ose më shumë se gjashtëdhjetë (60) për qind në  listën e kandidatëve;
* lista e delegatëve që do të votojnë nga secila organizatë përfaqësuese e komunitetit që aplikon duhet ti përmbajë dy (2) persona.
Brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga data e këtij njoftimi, kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale për anëtarë në Këshill duhet t’i bashkëngjisni këto dokumente:
            * kërkesën e plotësuar për aplikim
* deklaratën e cila tregon për reputacionin dhe marrëdhënien e mirë me komunitetin që kërkon ta përfaqësojë
* deklaratën për mospërfshirjen në aktivitete të prishjes së marrëdhënies ndëretnike në Republikën e Kosovës
* deklaratën për respektimin e kodit të mirësjelljes
* CV- në e kandidatit
* kopjen e dokumentit të identifikimit të Republikës së Kosovës
* listën e prioriteteve në  rast të zgjedhjes së kandidatit si përfaqësues i komunitetit përkatës në Këshill
* dëshminë nga gjykata se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale

3. Kriteret e përshtatshmërisë për anëtarë të Këshillit

Një person nuk mundë të jetë anëtarë i Këshillit, nëse ai /ajo:

* nuk është mbi tetëmbëdhjetë (18) vjeç në ditën e seancës së nominimit;

* nuk është i regjistruar si shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;

* është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muajve ose më shumë, ose për çfarëdo krimi që lidhet me gjuhën e urrejtjes, diskriminimit, jo tolerancës apo motivimin e dhunës etnike, pavarësisht kohëzgjatjes së dënimit të tillë.

* një person nuk mundë të jetë anëtar i Këshillit në qoftë se ai ka qenë dy (2) mandate anëtar i Këshillit.

4. Shqyrtimi i kërkesave të aplikimit

Sekretariati i Këshillit i shqyrton kërkesat e aplikimit të organizatave përfaqësuese të komuniteteve dhe të kandidatëve që aplikojnë në mënyrë individuale.

Në rast se kërkesa për aplikim është e pakompletuar, Sekretariati e informon organizatën  përfaqësuese të komunitetit  dhe kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale brenda shtatë (7) ditëve nga paraqitja e aplikimit për dokumentet që i mungojnë dhe të njëjtat duhet të plotësohen brenda shtatë (7) ditëve nga dita kur është njoftuar për mungesën  e dokumentacionit të duhur.

Organizata përfaqësuese e komunitetit apo kandidati që aplikon në mënyrë individuale, i cili apo e cila nuk e ka dorëzuar  dokumentacionin e duhur, nuk do të mundë të marrë pjesë në seancën e nominimit.

Sekretariati i Këshillit, në bazë të dokumentacionit të shqyrtuar, i informon organizatat përfaqësuese të komunitetit dhe kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale për përmbushjen e kërkesave për aplikim brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve kalendarike nga dita në të cilën afati i fundit për aplikim ka përfunduar.

5. Organizimi i seancës së nominimit

Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga data e përmbushjes  së kërkesave për aplikim nga organizatat përfaqësuese të komunitetit përkatës dhe kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale, Sekretariati i Këshillit e organizon mbajtjen e seancës së nominimit.

Sekretariati i Këshillit i njofton me shkrim organizatat përfaqësuese të komunitetit përkatës dhe kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale për datën dhe vendin e mbajtjes  së seancës së nominimit së paku pesë (5) para se ajo të mbahet.

Njoftimi për organizatat përfaqësuese të komunitetit dhe kandidatët që aplikojnë në mënyrë individuale lidhur me seancën  nominimit përmban:

* datën dhe vendin e seancës së nominimit;

* listën e organizatave përfaqësuese të komunitetit që do të marrin pjesë në nominimin  e përfaqësueseve të komunitetit përkatës në Këshilli;

* listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit dhe të delegatëve që do të votojnë  në seancën e nominimit.

 

Formularët:

1. Aplikacioni për OJQ

2. Aplikacioni për kandidat propozuar nga OJQ

3. Aplikacioni për kandidat individual

4. Lista e aktiviteteve të OJQ-së

5. Lista e deklaratave

6. Lista e kandidatëve dhe delegatëve

7. Lista e prioriteteve