Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

30. Qershor 2020, Prishtinë

Foto nga Arkiva

Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e rregullt sot nëpërmes zoom platformës. Kryesuesi i Këshillit, dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në pikën të ndryshme, anëtarët  Berhil Šasivari, Emrah Cermjani, Edon Gërbani, dhe Qerim Emini, shprehën kritika ndaj punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve, lidhur me konkursin për mbështetjen e komuniteteve gjatë kohës së pandemisë COVID - 19, si dhe propozuan që të kërkohet takim me ndonjë përfaqësues në Zyrën e Kryeministrit, për të diskutuar për këtë çështje.