Year archives: 2020

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

17. Dhjetor 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim planin vjetor të punës për vitin 2021. Pas diskutimit, dhe shqyrtimit të propozim planit vjetor të punës, i njëjti u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

26. Nëntor 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, diskutoi propozimin për formimin e grupeve punuese. Pas diskutimeve anëtarët e Këshillit, miratuan njëzëri propozimin për formimin e pesë grupeve punuese. Në takim u miratua edhe propozimi për emërimin e z. Ridvan Gashi, në cilësinë e përfaqësuesit vëzhgues nga Këshilli, në Grupin …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Tetor 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin konstituiv me anëtarët e rinj. Në takim Këshilli, zgjodhi kryesinë në përbërje prej tre anëtarëve, kryesues z. Aleksandar Rapajić, ndërsa zëvendës kryesues, z. Almedin Fejza, dhe znj. Josipa Čolakić.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

27. Gusht 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet nga institucionet përkatëse, që në kuadër të autoritetit, përgjegjësive dhe kompetencave, të sigurohet që komunitetit malazez dhe kroat, t’i mundësohet përfaqësimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu në takim Këshilli, miratoi edhe rekomandimin për Ministrinë …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

11 Gusht 2020, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me gjendjen në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan që çështjet për të cilët diskutuan, t’i adresojnë me anë të rekomandimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë.

Takimi i grupit punues për legjislacion

06 Gusht 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin për përfaqësimin e komunitetit malazez dhe kroat, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan dhe e miratuan versionin e ri të propozim rekomandimit.

Takimi i grupit punues për legjislacion

16 Korrik 2020, Prishtinë/Foto nga arkiva Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot përmes zoom platformës, shqyrtoi propozim rekomandimin për njohjen e statusit, komunitetit malazez dhe kroat, dhe në parim anëtarët u pajtuan për versionin e propozim rekomandimit. Anëtarët e grupit punues shqyrtuan edhe projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, por nuk …

Takimi i grupit punues për legjislacion

03 Korrik 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi Programin Legjislativ për Vitin 2020, si dhe Planin e Dokumenteve Strategjike 2020 – 2022. Anëtarët e grupit punues, pas shqyrtimit identifikuan dhe u përcaktuan për pesëdhjetë e katër (54) projektligje dhe njëmbëdhjetë (11) strategji, për të cilat në fazën e konsultimeve …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

30. Qershor 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e rregullt sot nëpërmes zoom platformës. Kryesuesi i Këshillit, dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në pikën të ndryshme, anëtarët Berhil Šasivari, Emrah Cermjani, Edon Gërbani, dhe Qerim Emini, shprehën kritika ndaj punës së …