Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

21 tetor 2021, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me organizimin e një  tryeze të rrumbullakët me drejtorët e arsimit dhe koordinatorët për arsim për komunitete në disa komuna.  Pas diskutimeve, anëtarët e grupit punues, u pajtuan që tryeza të mbahet në Prizren, më 18 nëntor 2021, me temën: ’’Gjendja në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komunat e  Republikës së Kosovës’’.