Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

25. Nëntor 2021, Prishtinë

 

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt, në të cilin kryesuesi dhe kryesuesit e grupeve punues raportuan për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim Kryesuesi në emër të Këshillit, shprehi ngushëllimet për 44 viktimat në rastin tragjik të ndodhur ditë më parë në Bullgari.  Gjithashtu, Këshilli në takim i dënoi incidentet e ndodhura ditëve të fundit në Gjakovë dhe Prizren ndaj pjesëtarëve të komuniteteve egjiptian dhe rom, si dhe kërkon nga organet kompetente ndërmarrjen e masave ndaj kryerësve të këtyre veprimeve.