Grupi punues për legjislacion

28 Mars 2022, Prizren

Në punëtorinë e organizuar më 28-30 mars për identifikimin e ndryshimeve në Statutin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, pjesëmarrës me anë të diskutimeve dhe propozimeve të tyre, kanë identifikuar disa nene të Statutit të Këshillit, për të cilët kanë vlerësuar se është e nevojshme të ndryshohen, njëkohësisht kanë arsyetuar ndryshimin e tyre, si dhe kanë sugjeruar që të kihen parasysh kur të fillohet në hartimin e ndryshimit dhe plotësimit të Statutit.