Vizita në Sarajevë

11-15 Maj 2022, Sarajevë

Nga datat 11-15 maj 2022, me ftesën e Këshillit të Intelektualëve Boshnjak dërguar anëtarëve të Këshillit nga rradhët e komuniteti boshnjak dhe Sekretariatit të KKK-së, është organizuar vizita studimore në Bosnjë dhe Hercegovinë- Sarajevë.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë- Sarajevë, janë realizuar takime me Kryetarin dr. Nedzad Mulabegović dhe Bordin Ekzekutiv të Kongresit në Këshillin e Intelektualëve Boshnjak, me Kryetarin e Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve Ringjallja, me shoqatën “Merhamet”, me Kryetarin e Kuvendit të Qytetit të  Sarajevës z. Jasmin Ademović   dhe  bashkëpunëtorët e tij, me drejtorin e Institutit Kombëtar Boshnjak Dr. Faris  Gavrankapetanović.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, kanë marrë pjesë në takimin e zyrës për Koordinimin e Këshillave Kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës (sesioni i nëntë).

Më 14 maj 2022 në Stolac, përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, kanë prezantuar në Tribunën publike “Pozita e boshnjakëve në rajon”  dhe po të njëjtën ditë kanë prezantuar edhe në Mostar, në Tribunën publike “Pozita e boshnjakëve në rajon”.

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, përfaqësuesit e komunitetit boshnjak, kanë pasur takime me personalitete të ndryshme nga sfera politike, akademike, shoqëria civile dhe mediat (Prof. Dr. Dževad Jahić, Prof. Dr. Smail Ćekić, Naida Hot Muminović, Ministre e Arsimit në Kantonin e Sarajevës, Alden Kajtaz, Sekretar i Ministrisë Federale të Shkencës dhe Arsimit të Federatës, Spahija Kozlić, Ministër i Arsimit në Kantonin Zenica-Doboj, Rashid Hadžović, Ministër i Arsimit në Kantonin Hercegovinë - Neretva, etj).