29-30. Qershor 2022, Prevallë
Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentes me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, ka organizuar punëtorinë për ngritjen e kapaciteteve që synon rritjen e përfshirjes së anëtarëve të Këshillit në të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e tyre. Qëllimi i punëtorisë ishte forcimi i vetëdijes së Këshillit për funksionimin dhe mandatin e mekanizmave për mbrojtjen e komuniteteve komunale, për të mbështetur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të dhënë udhëzime gjatë përgatitjes së planit të veprimtarisë së Këshillit. Gjithashtu, në punëtori u mbajt një prezantim mbi mjetet dhe kanalet kryesore për të dhënë të dhëna dhe komente për projektligjet dhe dokumentet politike me qëllim forcimin e kapaciteteve të Këshillit për avokim, që është një fushë kyçe e mandatit të Këshillit.
“Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve tona të përbashkëta me Misionin e OSBE-së vitin e kaluar dhe është zgjeruar më tej në aspekte që janë vërejtur ndër vite si sfida në funksionalitetin e Këshillit. Jam e bindur se kjo do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të të kuptuarit të aspekteve që anëtarët duhet të kenë parasysh gjatë krijimit të rekomandimeve politike dhe ligjore për të drejtat e komuniteteve”, tha znj. Nafije Gaş, Sekretare e Këshillit.
Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete, z. Agim Ferati, e falënderoi Misionin e OSBE-së, në Kosovë për mbështetjen e punëtorisë të cilën e vlerësoi si shumë të dobishme për anëtarët e Këshillit. Gjithashtu, z. Ferati i falënderoi znj. Helga Shpadina dhe znj. Shqipe Hajredini, për kontributin dhe moderimin e tyre gjatë dy ditëve të punës në punëtori.