Komunikatë për shtyp 06 dhjetor 2013

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 06 dhjetor 2013
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1

Këshilli Konsultativ Për Komunitete, sot më 06 dhjetor 2013 mbajti mbledhjen e dhjetë të rregullt për këtë vit. Në mbledhje mori pjesë z. Giovanni Mozzareli, nga Këshilli i Evropës – Zyra në Prishtinë i cili njoftoi anëtarët e Këshillit me katër projektet kryesore me të cilat vepron Këshilli i Evropës në Kosovë si dhe shprehi dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen ndërmjetë Këshillit të Evropës – Zyra në Prishtinë dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Në mbledhje Këshilli Konsultativ për Komunitete zgjodhi z. Armend Behluli, për anëtarë të Këshillit Drejtues të projektit të përbashkët BE/KE në fushën e arsimit për të kthyerit me dhunë.

Mbledhja vazhdoi me raportet e rregullta të kryesuesëve të grupeve punuese të Këshillit.