Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, më 07 dhjetor 2017
Kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević dhe Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaș, më 07 dhjetor, kanë pritur në takim, z. Jan Brathu, Ambasador i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë, dhe znj. Shqipe Hajredini, Zyrtare pranë këtij Misioni. Përfaqësuesit e OSBE –së, në takim kanë prezantuar raportin ‘’ Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015 – 2016’’, raport i cili ofron një vlerësim të shkurtër të dy roleve themelore të Këshillit Konsultativ për Komunitete: të sigurojë një lidhje midis komuniteteve dhe institucioneve të Kosovës, dhe të shqyrtojë projektligjet dhe politikat para se ato të miratohen nga qeveria për të siguruar se pikëpamjet e komuniteteve janë marrë në konsideratë.